Kush do të mbajë përgjegjësi për rrogat që i kanë marrë nga komuna e Tetovës dhe kanë jetuar në Gjermani
Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur, prej se kur ka hyrë në krye të komunës së Tetovës Bilall Kasami gati se çdo ditë shpalos skandalet që i ka trashiguar nga ish kryetarja Teuta Arifi.
Skandali i fundit është se një i punësuar në komunën e Tetovës për vite me rradhë ka marrë rrogë nga komuna por ai vetë ka jetuar në Gjermani, si duket ish kryetarja Teuta Arifi me taksat e tetovarëve ka paguar familjarë dhe miqët e sajë pa asnjë ditë punë.
Rreth 400 kontrata fiktive ka pasur për persona që kanë marrë paga dhe kanë ndejtur në shtëpi, ku me ardhjen në krye të Komunës së Tetovës Bilall Kasami këto kontrata u janë ndërprerë dhe ua ka hequr mjaltin disa personave të afërt me ish kryetaren Teuta Arifi.
Teuta Arifi në dy mandatet e saja ka paguar edhe portale të ndryshme dhe gazetarë nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi që mos të raportojnë për dështimet gjatë mandatit të sajë, u ka dhuruar rroga mujore në kuriz të taksapaguesve tetovar.
Tetovarët pak me vonesë po ia treguan vendin Teuta Arifit në zgjedhjet e fundit lokale ku humbi me rezultat të thellë mbi 6000 vota nga kryetari aktual Bilall Kasami.
Fjalimi i Bilall Kasamit
“Fatmirësisht ligji na mundëson kontratat fiktive në vepër ti ndërpresim dhe i kam ndërprerë, të gjithë ata që kanë marrë paga, familjarë dhe njerëz të administratës paraprake sot duhet të japin llogari dhe duhet ti kthejnë ato mjete ose duhet të ballafaqohen me procedura gjyqësore,
por në të njejtën kohë ne jemi ballafaquar me një administratë mbi 340 të punësuar, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve as që kanë ardhur në punë, unë para dy-tre ditëve ballafaqohem me një situatë ku një i punësuar që merr pagë të rregullt nga komuna punon në Gjermani dhe për tetë vite nuk është kujtu dikush se pse ky person i merr paratë e taksapaguesve tetovarë” deklaroi Kasami.