Kush do të jetë lider i Alternativës? Flet Zeqirja Ibrahimi!
Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti i liderit të partisë Alternativa për t’u zgjedhur kryetar Kuvendi.
Kësisoj, AAA-ja duhet të zgjedh kryetarin e ri.
Për këtë ka folur Zeqirija Ibrahimi në DailyClick në TV21.
“Të shtunën kemi pasur mbledhje të Kryesisë Qendrore të partisë e cila e ka diskutuar faktin e tillë dhe marrë një vendim që gjatë javës së ardhshme ta ftojmë edhe një mbledhje të Kuvendit të Përgjithshëm të Alternativës, duke i propozuar Kuvendit që të ftojë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Alternativës për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Emrat pretendent? Bekim Sali që është ushtrues detyre, jeni ju?
Është herët të flasim me emra, por askush s’përjashtohet”, tha Ibrahimi.