Maqedoni

Kurti thotë se ka trysni mbi të për t’i zbatuar marrëveshjet me Serbinë: Janë të dëmshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet “të jemi konstruktiv” në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai u shpreh në RTK se dialogu për të kurrë s’ka qenë prioriteti numër shtatë, gjersa shtoi se ka bërë një lëshim, duke e vendosur kështu në numër 4, përcjell klankosova.tv.

”Dialogu kurrë s’ka qenë për mua prioriteti 7, pasi unë këtë s’e kam thënë, unë kam thënë se dialogu për qytetarët është në prioritetin numër 5,6 apo 7. Por unë e kam bërë një kompromis, pasi kam thënë se dialogu Kosovë-Serbi është prioriteti numër 4. Unë jam marrë me çështje tjera, duke filluar nga pandemia, ekonomia e drejtësia”, tha kryeministri.

Ai theksoi se do të ketë kapitull të ri të dialogut Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, në këto 10 vjet të dialogut janë bërë shumë koncesione.

”Dialogu tash e 10 vjet buron nga rezoluta e OKB-së, e 8 shtatorit 2010. Do të ketë kapitull të ri të dialogut që do të ketë takime. Në këto 10 vite janë bërë shumë koncesione. Dialogu ka degjeneruar shumë për këto vite”, shtoi Kurti në RTK.

Mes tjerash, Kurti deklaroi se ka trysni mbi të që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

”Ka trysni mbi mua që të zbatoj marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Zotimet shtetërore disa i ka hedhur Gjykata Kushtetuese, disa s’i zbaton Serbia e disa i ka hedhur populli. Kosova është subjekt në tavolinën e dialogut me Serbinë”, u shpreh Kurti.