Kurti s’i shkon nesër Ramës në Tiranë, në takimin me liderët e rajonit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta zhvillojë një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit.
Ftesën për pjesëmarrje tashmë e kanë konfirmuar liderët e rajonit dhe komisionari i BE-së, Varhely, teksa nga Prishtina nuk është konfirmuar nëse do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Klankosova.tv ka provuar të marr një përgjigje nga Qeveria në lidhje me këtë, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Megjithëse, sipas burimeve të RTSH, në vend të tij, pritet të marrë pjesë një zëvendëskryeministër i Kosovës.
Ndryshe, shefi i qeverisë, aktualisht ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.