Kurti: Presim që më në fund të përfundojë autostrada Bllacë-Shkup! Të angazhohemi për jetësimin e tunelit Prizren-Tetovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët mes dy Qeverive, Kosovë-Maqedoni e Veriut, foli edhe për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, transmeton TV21. Kurti tha se presin që të përfundojnë 10 kilometrat e autostradës dhe të bëhet lidhja me autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë. Mes tjerash, Kurti theks të veçantë i vendosi edhe tunelit Prizren – Tetovë, i cili tha se duhet angazhim për jetësimin e tunelit.
“Në këtë drejtim e mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup, më në fund. 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte rrjetin e autostradave në Maqedoninë e Veriut me autostradën “Arbër Xhaferi” në Kosovë, dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e e tunelit që e lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim ky tashmë i marrë nga dy vendet tjera”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.