Kurti pas takimit me Borrellin: S’duhet t’i vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim të ri në Twitter, pas njoftimit nga qeveria, për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Paris.
Përmes dy fotografive krah Borrellit, Kurti shkroi se nuk duhet vonuar bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Përpara samitit të sotëm në Paris, jam takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar Propozimin e Brukselit të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne nuk duhet të vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme pasi trajtojmë çështjet aktuale”, ka shkruar mes tjerash shefi i qeverisë kosovare, transmeton Klankosova.tv.