Kosovë

Kurti nxjerr pamjet: Terroristët janë trajnuar në bazën e ushtrisë serbe “Pasuljanske Livade”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa pamje të cilat sipas tij dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

”E filmuar: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti.