Kosovë

Kurti nuk frikësohet nga lufta: Jemi të gatshëm të mbrohemi nëse na sulmon Serbia (Video)

Kosova është e përgatitur të mbrojë veten kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia kështu tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën, pasi përkeqësimi i përplasjeve të fundit me komunitetin serb në veri mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën përsëri në fillim të këtij muaji kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters, duke folur në anglisht. “Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar.

“Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohe mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, tha ai më tej.
Situata u qetësua pasi Kurti, me këshillimin me SHBA-në dhe Bashkimit Evropian, pranoi të shtyjë rregullin e targave të makinave deri më 1 shtator.
Partitë opozitare në Prishtinë , nga ana tjetër e kanë akuzuar Kurtin se po i tremb investitorët duke folur hapur për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin. Kurti i ka hedhur poshtë këto akuza. Ai akuzoi Rusinë, për një rol në nxitjen e tensioneve të reja etnike në ish-krahinën jugore të Serbisë. Në 18 gusht kryeministri kurti pritet të takohet ne Bruksel me presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Top Channel