Kosovë

Kurti në Tiranë: Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia

Në Samitin e Procesit të Berlinit Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ende vazhdon të kërcënohet me invazion nga Serbia.

Kurti në fjalën e tij, ka thënë se aktet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se qytetarët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti.