Kosovë

Kurti në Prekaz: Tre herë ia mësynë forcat serbe kullës së pamposhtur të Jasharajve!

Tre herë ia mësynë familjes dhe kullës së Jasharajve forcat policore e ushtarake serbe. Sot e përkujtojmë 24 vjetorin e sulmit të dytë. Me 22 janar 1998 u plagosën Selvete (Hamëz) Jashari dhe Iliriana (Rifat) Jashari. Selvetja u vra në Epopenë e UÇK-së një muaj e gjysmë më vonë.

Në këtë përvjetor pashë nga afër ndërhyrjet emergjente dhe fillestare në kullat e Jasharëve që për qëllim kanë mbrojtjen nga degradimi dhe konservimin e këtij margaritari të historisë sonë, sa të lavdishme aq edhe të dhimshme. Angazhimi ynë për jetësimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon me hartimin e detyrës projektuese dhe shpalljen e konkursit ndërkombëtar gjatë këtij viti.