Kur unë protestoja për gjuhën shqipe, rastet e montuara dhe spitalin modular, BDI më burgoste dhe më dëboi nga vendlindja!
Blerim Ahmedi, organizatori i disa protestave për pasdrejtësitë për rastet e montuara ndaj shqiptarëve dhe për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë përmes një shkrimi publik ka reaguar për realitetin manipulues që po ndodhë në Maqedoni, përcjell INA.
Ai ka drejtuar gishtin tek BDI, që sipas tij, kur organizoheshin protestat për gjuhën shqipe, rastet e montuara dhe tragjedinë në Spitalin modular, pushteti i BDI-së vazhdimisht e merrte në biseda informative dhe e burgoste.
Ja shkrimi i plotë:
Kur une organizoja protesta qe gjuha shqipe te beheshte zyrtare, per rastet e montuara politike si dhe per te drejtat e shqiptarve ne Maqedoni u arrestova disa her me urdher te BDI-se e cila kishte frike nga protestat sepse aty zbardheshin te gjitha te zezat qe kishte bere BDI me gjykatesit dhe prokuroret ne Maqedoni.
Por me rastin e protestes ne Tetove per zbardhjen e rastit te spitalit modular u arrestova dhe u burgosa. Me urdher te prokuroris dhe BDI-se policia me dergoi ne burgun e shutkes, ne shkup.
Aty perjetova tmerrin nga torturat qe me beheshin ne dhome 22 te objektit C.
Pas disa ditve kuptova qe ne dhomen 21 C ngjit me dhomen famekeqe ku qendroja une ishte shefi i sherbimeve sekrete Sasho Mijallkov, ku trajtoheshte me luks te papare dhe e gjithe policia e burgut qendronte ne sherbim te tij.
Perderisa mua mu mohua edhe e drejta per te dal jashta per te marr ajer te paster 45 minuta ne 24h per 1 jav rrjesht, Sasho Mijallkov dhe Kamcev shfrytezonin kohe me shume jashta, madje kishin ne dispozicion edhe mjete per fitnes dhe body building…
Une vazhdova te torturohem deri sa gjendja ime u perkeqesua dhe rash pa ndjenja sa qe policia e burgut me kishin derguar ne spitalin shteteror te Shkupit…
Kur vetedija mu kthye e shoh veten te lidhur per duarsh e kembesh me hallka sikur te thuash qe isha krimineli me i rrezikshem, por ne fakt isha njeriu i cili kerkonte drejtesi dhe pergjegjesi ne ate shtet.
Te gjitha levizjet ne burg dhe jashta vezhgoheshin nga organizatat e huaja per lirite dhe te drejtat e njeriut dhe fale Zotit, familjes dhe fale vezhguesve te atyre organizatave sot jam gjalle.
Bindja ime edhe perkunder presioneve dhe denimit qe morra nga gjykatat e korruptuara nuk ndryshoi aspak. BDI e arriti qellimin si cdo her dhe ne shum raste te tjera duke me hapur akuza per te cilat nuk kisha te bej fare .
Ne kordinim me te gjitha Organizatat e BE-se per Lirite dhe te drejtat e njeriut ne Maqedoni mora keshilla qe un mos te qendroj ne Maqedoni, sepse partia ne pushtet asaj kohe BDI kishte per qellim qe serish te me fusi ne burg dhe te me eliminoj..
Morra rrugen per ne mergim si shum shqiptar te tjere sepse ishte e vetmja menyre per t’i shpetuar presekutimit politik.
Lufta ime vazhdon edhe nga ketej me metoda te tjera sa qe me deshire te madhe do te doja te shihja se si gjarpri Ali Ahmeti te vuaj denimin per krimet, korrupsionin dhe te gjitha te zezat qe i ka bere popullit shqiptar. Nese do te kishte emer tjeter pervec tradhetis aty do te ishte emri i ketij personi i cili me tradheti ia kaloi edhe Esat Pash Toptanit, Ahmet Zogut dhe Rrahman Morines”, shkruan Blerim Ahmedi.(INA)