Kumanovës i kanoset rreziku nga mungesa e ujit, Penda e Likovës dhe Gllaznjës e mbushur vetëm 50% me ujë!
Në pesë vitet e fundit ky vit është me periudhën më të thatë të dy pendave në Kumanovë, atë të LIkovës dhe Gllazhnjës, ku kanë akumuluar pesëdhjetë për qind ujë, njoftojnë nga SHA Ekonomia e ujrave “Fusha Kumanovë-Likovë”, informon tvfesta.live
“Kjo periudhë ishte një nga më të thatat në pesë vitet e fundit. Këtë vit, pavarësisht kësaj periudhe të thatë, arritëm të grumbullojmë ujë rreth 14 milionë metër kub. Investimet tona në tre vitet e kaluara në riparimin e sistemit të ujitjes dhe ujësjellësit në NP “Vodovod” kanë dhënë rezultat. Kjo sasi do të mjaftojë për furnizimin e Kumanovës me ujë të pijshëm, ndërsa për fermerët do të kemi kufizime të caktuara këtë sezon nëse nuk ka reshje më të dendura. Sivjet do të dorëzojmë sasi të mjaftueshme të ujit në stacionin filtrues të NP “Vodovod” Kumanovë, gjegjësisht do t’u dorëzohet e gjithë sasia e kërkuar”, tha drejtori i Ujësjellësit të Kumanovës, Oliver Ilievski.
Qytetarët do të kenë mjaftueshëm ujë të pijshëm, sigurojnë nga “Ekonomia e ujrave – Fusha Kumanovë-Likovë”. Sasia totale e kërkuar e ujit nga NP “Vodovod” Kumanovë do të dorëzohet.
“Sasi të vogla bore që ende ka në malin rreth Gllaznjës dhe Likovës dhe reshje të vogla shiu nuk mundë të ndikojnë në rritjen e kapacitetit të pendave. Presim që gjatë muajit prill ose maj të ketë më shumë reshje dhe të mbushet kapaciteti i digave. Nuk ka vend për panik, Kumanovën do të mund t’i shërbejmë me ujë të pijshëm dhe fermerët me kufizime të caktuara si vitet e kaluara” – thotë Ilievski, infromon tvfesta.live
“Fusha Kumanovë-Likovë” në dy sezonet e kaluara ka zbatuar kufizime për fermerët duke pasur tre ditë ujë për ujitje, dy jo, të cilët paraprakisht janë njoftuar me kohë.
“Nëse mbetet ky kapacitet i digave, tani fermerët do të kenë dy ditë për ujitje, tre nuk do të kenë ujë vaditës, kështu sezoni do të përfundojë. Duhet të them se një pjesë e vogël e fermerëve kanë kultura me grurë dhe elb”, tha Ilievski.
Ai informoi se ekipet janë duke punuar në sanimin e disa defekteve të degës së katërt, gjegjësisht “bypass-it” ku bashkohet “Vodovod” Kumanovë. “Fusha Kumanovë-Likovë” pret që kjo linjë të lansohet për dhjetë ditë, siç sqaroi Ilievski, për të plotësuar nevojat e “Vodovod” dhe për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike të kompanisë në kushtet e krizës energjetike.
– Shpresojmë që deri më 15 prill do të mund të lëshojmë ujë në “Vodovod” dhe në atë linjë. Qëllimi ynë nuk është që qytetarët e NP “Vodovod” të ngremë ujin”, tha Ilievski./tvfesta.live