Kumanovë, vazhdon marrja në pyetje e 6 huliganëve të tjerë
Në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës është duke vazhduar marrja në pyetje e gjashtë huliganëve të tjerë të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit nga 16 persona ishin dy të rinj shqiptar. Në rrethana jo zyrtare mësohet edhe ndaj tyre do të ketë masa kujdesi, të cilat nuk dihet për momentin. Të premten ndaj 10 personave gjykata caktoi masa kujdesi: konfiskim të dokumenteve dhe obligim me paraqitje. Për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë dyshohen 16 persona, në mesin e tyre edhe një polic-praktikant i cili për momentin është suspenduar nga puna./Adrian Kerimi-ALSAT