Kumanovë, kallëzim penal për falsifikim dokumentesh
Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Njësia për Korrupsion, në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër F.N. e dokumenteve” e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.
I raportuari FN, pronar dhe menaxher i një kompanie për tregti dhe turizëm nga Kumanova, gjatë muajit qershor 2024 ka bërë një dokument të rremë – Ekstrakt nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve për nevoja të veta në të cilën ka futur të dhëna të rreme. Licenca për transport ndërkombëtar i ka skaduar më 24 qershor 2024, dhe për të mos humbur turneun e planifikuar në linjën Shkup – Kushadasi, ai ka ndryshuar vitin e vlefshmërisë së Ekstraktit të Licencës nga 2024 në 2025 në kompjuter dhe e ka futur në dokumentacionin e autobusit.
Më 26 korrik 2024, në vendkalimin kufitar Deve Bair, drejtuesi i mjetit ka paraqitur patentën për kontroll dhe nga punonjësit e policisë konstatohet se ajo ishte e falsifikuar.