Kumanovë, garë e ngushtë mes Dimitrievskit dhe Ilievskit
TV21: A fitoi Erkan Arifi apo fitoi BDI në Likovë?
“Fituan banorët e Komunës së Likovës, fitoi BDI dhe fitoi Erkan Arifi”, tha Erkan Arifi – Kryetar i Likovës.
E siç është bërë traditë me curle e tupana edhe banorët e Likovës po festonin fitoren e Arifit.
Likovën, edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp, e përmendi të parë që e fitojnë që në rreth të parë.
Në gjithsej 36 vendvotime në Likovë kanë votuar 9763 qytetarë, me çka 7087 vota ose 72 % e banorëve kanë votuar për Arifin si të parin e komunës së tyre.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
Erkan Arifi, BDI- 7.087 vota
Arsim Idrizi, Ash-AAA- 1.664 vota
Evzi Jashari, PDSH- 189 vota
Luan Ramadani, BESA- 544 VOTA
E komuna e Kumanovës nuk ka fitues në rreth të parë, por shkon edhe në rreth të dytë. Nga gjithsej 5 kandidat për kryetar komune, dy ish-partiakët Oliver Ilievskin dhe Maksim Dimitrievkin i ndajnë vetëm disa vota. Dimitrievski si kandidat i pavarur, shkon me 22 vota para Ilievski, si kandidat i LSDM-së.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
Teodora Dimitrovska, DOM- 1.028 vota
Bekim Saliu, Ash-AAA- 4.257 vota
Toni Mihajllovski, VMRO-DPMNE- 8.582 vota
Oliver Ilievski, LSDM- 15.142 vota
Maksim Dimitrievski, 15.164
Në Komunën e Kumanvoës në zgjedhje kanë marrë pjesë 49, 21 % në numra gjithsej kanë votuar 46.249 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme janë 2.076.