Kumanovë, Bojmacaliev viziton stacionin policor në Tabanoc
Zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev, i bëri një vizitë stacionit policor në pikën kufitare Tabanoc, ku u takua me udhëheqjen e këtij njësiti organizativ, si dhe me udhëheqjen e qendrës rajonale për punë kufitare Veri.
“Gjatë periudhës janar-shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar Tabanoc, kanë frekuentuar 696.518 udhëtarë. Gjatë kësaj periudhe është kryer kontroll selektiv i 28.278 udhëtarëve. Gjithashtu janë evidentuar 6 vepra penale dhe 59 të tjera kundërvajtës. Janë zbuluar 8 dokumente të falsifikuara, si dhe një rast i automjetit të falsifikuar. Në pjesën e migrimit ilegal, në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, është rritur trendi i zbulimit të emigrantëve ilegal për madje 60%.”, – deklaroi zëvendësministri plotësues i MPB-së, Mitko Bojmacaliev.
Nga ana tjetër, Bojmacaliev u njoftua për suksesin e arritur në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet kamerave për mbikëqyrje, siç ishte rasti i xhiruar i ditë më parë kur një shtetas i Gjeorgjisë deshi të korruptojë zyrtarin policor në Tabanoc.