Kumanovarja rrahu nënën dhe motrën
Eshte arrestuar kumanovarja 35 vjecare pasiqë paraprakisht i ka sulmuar fizikisht motrën dhe nënën e sajë. “Më datën 16.08.2024 në ora 11.50, policët nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove e kane arrestuar S.T. (35 v.) nga Kumanova, per shkak se fizikisht i ka sulmuar motrën dhe nënën”, kanë njoftuar nga Policia e Kumanovës. Menjehere S.T. është dérguar ne Stacionin policor Kumanove kurse pas ekspertizes dhe dokumentimit te plote te rastit, do te ndermerren masat e nevojshme ligjore.