Kumanovarja kapet duke vjedhur
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme kanë kapur një 24-vjeçare nga Kumanova gjatë tentimit për të vjedhur në një shtëpi.
“Me datë 18.12.2022 në ora 18:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.Z.(24) nga Kumanova. Ajo është kapur duke tentuar të marrë sende nga një shtëpi në rrugën “Bashkim Vëllazërimi” në Kumanovë. M.Z. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.