Kumanovari me kartelë të vjedhur ka harxhuar 229 mijë denarë
Policë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 48 vjeçarin nga Kumanova. Dyshohet se ka shfrytëzuar kartelë pagesore të një gruaje nga Kumanova, gjegjësisht ka kryer disa transaksione kundërligjshme në vlerë prej 229.531 denarë.
Kartela e pagesës është gjetur dhe i është kthyer pronares. Personi i dyshuar është ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallzim përkatës, thonë nga MPB.