October 13, 2024
BallinaMaqedoni

Kumanovari kërkon ndihmën e policisë, policia e arreston dhe e dërgoi në burg

Dje në ora 03:00 në SPB Shkup, I.T. (41) nga Kumanova, me banim në Shkup, ka raportuar se është sulmuar fizikisht në zonën e Karposhit nga T.Gj (36) nga fshati Buçinci, komuna Ilinden.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me ngjarjen, zyrtarët policorë të stacionit policor Karposh kanë konstatuar se I.T. kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg, transmeton portali Lideri.mk.

Ai është privuar nga liria dhe është dërguar në burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit./Lideri