Kumanovari goditet me thikë në qendër të qytetit
Një 32 vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëqytetar.
– Me datë 08.08.2024 në ora 03:30 në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria V.J (32) nga Kumanova, njofton Sektori i Punëve të Brendshme.
Siç shtojnë nga policia, ai dyshohet se rreth orës 03:00 pas një debati të mëparshëm dhe një konfrontimi fizik, në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “Narodna revoluciona” në Kumanovë me një send të mprehtë e ka therur personj. SM (35) nga Kumanova.
– S.M. është transportuar në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore, kurse V.J. i është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kumanovës.