June 26, 2024
Maqedoni

Kulturë, Teatri Shqiptar shfaq premierën “Daja Vanja”

Sot kur për ideale vdesin budallenjtë e heronjtë e rënë i ka mbuluar harresa, vendin e të cilëve e kanë uzurpuar barbarët e rinj, që po pasurohen brenda natës, është tema që trajton shfaqja e radhës në Teatrin Shqiptarë në Shkup.

“Daja Vanja” është një nga majat më dramatike të Çehovit, ku shikuesi kupton çnjerëzimin dhe pafuqinë e tyre, për t’u humanizuar në një botë të pashpresë, ku fundoset në barbarizmin e kohës moderne.
Anton Çehov vjen sërish në Teatrin Shqiptar në regji të Vlladimir Millçinit dhe në interpretim të Musbajdin Qamilit, Amernis Nukshiçit, Sabina Memishit, Teuta Ajdini Jegenit, Refet Abazit, Mentor Kurtit, Ajete Rexhepoviqit dhe Abedin Alimit.

Skenografinë e kësaj shfaqje e ka bërë Bedi Ibraim, kostumet Maria Popuçevska, kompozitore është Arta Abazi, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës. Premiera e shfaqjes “Daja Vanja” do të jetë nesër mbrëma në Teatrin Shqiptar në Shkup me fillim në ora 20:00.