Kuleba tregon “skenarin më optimist” se kur mund të arrijnë aeroplanët e parë F-16 në Ukrainë
Sipas skenarit më optimist, partnerët ndërkombëtarë mund të furnizojnë Ukrainën me grupin e parë të aeroplanëve luftarakë F-16 që në gjysmën e parë të vitit 2024.
Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, transmeton Ukrinform.
“Sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve ndërsa Ukraina po përgatit infrastrukturën përkatëse për këtë qëllim, aeroplanët do të mbërrijnë në Ukrainë. Kjo do të thotë, pengesat e vetme për shfaqjen e F-16 në qiellin e Ukrainës janë trajnimi i pilotëve dhe përgatitja e infrastrukturës. Skenari optimist besoj se është gjysma e parë e vitit të ardhshëm”, citohet të ketë thënë ministri.
Kuleba shpjegoi se partnerët kishin miratuar tashmë të gjitha vendimet themelore, dhe gjithashtu vuri në dukje turneun që presidenti Volodymyr Zelensky bëri në Holandë dhe Danimarkë, ku dëgjoi betimet për dërgimin e këtyre aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.
Sipas ministrit të Jashtëm, vendimi i fundit pozitiv nga ana e “koalicionit ndërkombëtar të aviacionit” ka ardhur nga Belgjika.
Sipas Ukrinform, ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov parashikoi gjithashtu se Ukraina mund të fillojë të përdorë aeroplanët F-16 në pranverën e vitit 2024.