Kujtimet e paharrauara për një çift arsimtarësh
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Kur sot filloi viti i ri për shkollarët e shkollës fillore dhe të mesme mu përkujtua të i përkujtojë një mësuese dhe një mësues.Si sot më rrijnë parava syve të mi një mësuese dhe një mësues e ata ishin Eva Halimi dhe Jahja Halimi. Ky çift bashkësortorë do të i përkujtohen edhe shumë e shumë nxënësve që sot janë në mesin e të gjallve. Jahja Halimi ishte ishte i lindur në Preshevë më 15.02.1923.Gjatë viteve shkollore 1957/58/59/60/60/61, 62/63. Mësuesi Jahja Halimi gjatë kësaj kohe kreti misionin e mësuesisë në shkollë fillore “ Jeta e re”, sot “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Ai njëherit një kohë ishte edhe drejtor i shkollës së lartpërmendur. Mësuesi Jahja Halimi vdiq në qytetin Bremrnforde të Gjermanisë më 02. 06. 2009.
Eva Halimi lindi më 25 maj të vitit 1931. Gjatë viteve shkollore 1957/58,58/59/60/60/61. Vdiq në qytetin Bremrnforde të Gjermanisë më 27.12.2023. Sot me krenari e përkujtojë këtë çift bashkshortor dhe kujtimet e mia gjithnjë mbetën dhe do të mbesin të pashlyera në shpirtin tim deri sa të jem i gjallë. Ky çift bashkshortor dhe shumë pishtar tjerë që sot nuk janë në mesin tonë e që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për të mbjellur farën e diturisë tek gjeneratat e reja edhe ate në gjuhën tonë amtare shqipe. Respekt dhe lavdi për të gjithë pishtarët e arsimit shqip që nuk kursyen edhe jetën e tyre për të hapur shkolla shqipe. Njëherit dhe për të e përhapur diturinë në gjuhën shqipe.Zoti i shpërbleftë me parajsë të gjithë këta pishtarë të arsimit shqip.
Orizare,01.09.2023