June 27, 2024
Maqedoni

Kujdes! Po montohen kamerat e reja në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, do të regjistrojnë shkeljet në trafik

Në udhëkryqin në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup sot janë vendosur kamera/radarë të ri.

Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme se për çfarë punimesh konkretisht bëhet fjalë, nga atje na u përgjigjën.

“Është përditësim i sistemit “Safe City”, thanë shkurt nga MPB për TV21.