Kujdes: Kamerat e reja në Shkup për dy orë kanë regjistruar 5.000 gabime të shoferëve
Kamerat e reja që po vendosen në Shkup janë pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”, i cili ka për qëllim forcimin e sigurisë në komunikacion. Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme lidhur me këtë projekt, publiku do të njoftohet me rregull, thonë nga MPB, dhe kjo është e gjitha që zbulojnë tani për tani.
Në periudhën e fundit kemi qenë dëshmitarë të aksidenteve të trafikut, disa fatkeqësisht me pasoja tragjike. Qytetarët thonë se në rrugë më shumë ndjejnë frikë se sa siguri, ndaj kjo zgjidhje nëse zbatohet siç duhet dhe funksionon mirë, atëherë do të ketë sukses të plotë, transmeton lideri.mk.
Kamerat tashmë janë testuar dhe Kanal 5 ka mësuar se gjatë testimit janë regjistruar disa mijëra shkelje të rënda për vetëm pak orë./Lideri