Kujdes: Dyshime për valixhe me bombë të vendosur në Kumanovë (Video)
Qytetarë të Kumanovës kanë deklaruar për portalin Lideri.mk se nga policë janë njoftuar se dyshohet për bombë të vendosur te rruga nga tregu i gjelbër për te spitali.
Ata na kanë dërguar edhe video nga vendi ku dyshohet se është vendosur bomba.
Policia ende nuk ka qendrim zyrtar. Por ekipet policore kanë dalë në teren. Qytetarët thonë se polica veçmë e ka izoluar me lenta vendin.
“Dyshimet për bombën e vendosur janë te rruga Ivo Ribar. Rastësisht kalova aty dhe policia na tha të kemi kujdes, kurse tani dolën edhe ekipet e deminuesve që i vendosën lentat dhe e bllokuan vendin”, tha Rexhepi për portalin Lideri.mk.