Kosovë

Kufizimi shëndetësor nuk e ndal Avdilin nga Gjilani, mban të pastër parkun e qytetit

Gjilanasit e njohin, por për ata që nuk e njohin ju tregoj se ky është Avdil Ibishi, falë punës dhe përkushtimit të të cilit parku i qytetit në Gjilan gjithmonë është i pastër.

Ky zotëri nuk e refuzon punën, përkundër kufizimit shëndetësor me të cilin është sprovuar, as nuk viktimizohet e as nuk ofendon. Ka gjetur alternativë dhe kontribon për pastërtinë e qytetit, dhe poashtu jep shembullin më të mirë qytetar për të gjithë ne.

Qytetarët përmes politikës e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile duhet të angazhohen për meritokraci e të drejta të barabarta për të gjithë pa dallim, pa qenë arrogantë e pa pritur një datë fiktive për të bërë një shfaqje. -lideri.mk