Ekonomi

KSL kërkon që të tërhiqet ligji i propozuar për pagat në sektorin publik

KSL kërkon që të tërhiqet ligji i propozuar për pagat në sektorin publik

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon që të tërhiqet ligji i propozuar për pagat në sektorin publik, me arsyetimin se në vend të rregullimit të pagave, punonjësit do të degradohen. Sipas Sindikatës, ligji për pagat në sektorin publik është diskriminues, antikushtetues dhe në kundërshtim me konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Shoqatat e Lira dhe Marrëveshjet Kolektive dhe për Marrëveshjet Kolektive në sektorin publik. Sindikalistët frikësohen se do të privohen nga mundësia e negociatave kolektive si më parë, gjë që do të rrezikojë mbijetesën e organizimit sindikal në sektorin publik. Sindikata po ashtu akuzoi se në periudhën e kaluar nuk është bërë përshtatja e pagave me pagën minimale.