July 1, 2024
Maqedoni

KSI: Deri tani, 123 të prekur me “Kollën e keqe”. KSI: Paralajmërohen kontrolle në çerdhe

Deri më tani, në vend janë regjistruar 123 persona me pertusis apo “Kollën e keqe”, pjesa më e madhe e të cilëve 109 persona janë në qytetin e Shkupit, bëjnë të ditur nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Me raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik është dëshmuar arsyeshmëria e shpalljes së epidemisë në kryeqendër, thonë nga ky Komision.

“Në mënyrë sporadike ka nga një rast të regjistruar në Tetovë, Dibër dhe Strumicë, por ende nuk mund të themi se gjendja po përhapet në nivel shtetëror që është mirë.”, – deklaroi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.

Nga 18 janar deri më 29 shkurt janë aplikuar gjithsej 22 mijë e 395 doza vaksinash, bëjnë të ditur nga KSI-ja, duke theksuar se punktet e vaksinimit punojnë me dy ndërrime. Njëherit paralajmërojnë inspektime në çerdhe, nëse ka fëmijë të pavaksinuar.

“Komisioni ka vendosur ta rekomandojë përforcimin e inspektimit, me qëllim që të konfirmohet gjendja në çerdhe dhe të fitojmë gjendjen reale në çerdhe me fëmijët e vaksinuar dhe të pavaksinuar dhe a respektohet rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për të mos u pranuar asnjë fëmijë të pavaksinuar apo me vaksinim jo të plotë.”, – theksoi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.

Komisioni rekomandon që të mundësohet testimi pisiar në tërë vendin për pertusis, që do të realizohet nga qendrat e shëndetit publik. Po ashtu rekomandohet evidentimi i obliguar digjital i fëmijëve të vaksinuar. Nga KSI-ja bëjnë të ditur se më 15 mars pritet të arrijnë edhe vaksinat e para për pertisis për të rritur.