Maqedoni

KSHZ: Të angazhuarit në diasporë votojnë sot

191 persona që janë antarë në 31 Këshilla Zgjedhorë të angazhuar për t’i realizuar zgjedhjet në diasporë, sot kanë mundësi për të realizuar të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Votimi realizohet në Komisonin shtetëror zgjedhorë dhe ka filluar në ora shtatë të mëngjesit.

“Vendvotimi 50-50 që ndodhet në selinë e KSHZ-së ka të bëjë me votuesit që do të jenë jashtë vendit për të organizuar zgjedhjet atje. Në këtë vendvotim ata e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi që ata nuk do të mund ta realizojnë këtë të drejtë ditën kur janë zgjedhjet. Prandaj, këto zgjedhje organizohen tre ditë para zgjedhjeve kryesore. Votuesit janë nga 45 komuna në tërë Maqedoninë. Nuk ka as një problem, vendvotimi është hapur në ora shtatë, gjithçka po zhvillohet pa pengesa dhe shpresojmë në dalje më të madhe për votim dhe ta mbarojmë këtë proces ashtu siç duhet.”, tha kryetari i Këshillit Zgjedhor, Ivan Ivanov.

Votimi i shtetasve të RMV-së në diasporë do të realizohet të martën me fillim në ora 7 dhe do të zgjasë deri në ora 19 sipas kohës lokale. Të drejtë vote kanë 2571 qytetarë. Votim do të ketë në Abu Dabi, Berlin, Vien, Melburn, Minhen, Çikago, Ankara, Sofje, Madrid dhe në përfaqsi të tjera diplomatike dhe konzulare.

“Shfrytëzova të drejtën e votes. Do të udhëtojë në New York, atje do të jemi për 3-4 ditë dhe kthehemi. Duke pasur parasyh se edhe në zgjedhjet paraprake isha në Amerikë në Çikago, e njoh mirë punën, trajnimet i kaluam, tani mbetet vetëm votimi dhe të kthehemi në një atmosferë të drejtë dhe dekomkratike.”, u shpreh një anëtar i këshillit zgjedhorë në diasporë.

“Shkoj për herë të dytë, isha edhe në zgjedhjet paraprake. E di si duhet të duken zgjedhjet dhe shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull.”, tha një anëtar i këshillit zgjedhorë në diasporë.

“Kemi informacione në vija të trasha, do të jemi mbikqyrës dhe pas votimit tani do t’i marrim edhe informacionet e tjera të nevojshme.”, u shpreh një anëtar i këshillit zgjedhorë në diasporë.

Shtetasit e tjerë të RMV-së që jetojnë në diasporë ndërsa nuk janë paraqitur të votojnë jashtë vendit, të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë në vendvotimet zgjedhore në vend, në pajtueshmëri me adresën në dokumentet personale. Votim për zgjedhjet parlamentare më 8 maj në diasporë nuk do të realizohet pasi që nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të qytetarëve të paraqitur për të votuar. Përveç diasporës më 23 prill do të votojnë qytetarët e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe ata që janë në paraburgim dhe në shtëpitë përmirsuese ndëshkuese.