KSHZ, SIljanovska Davkova zyrtarisht shpallet president, 26 kundërshtime për zgjedhjet parlamentare
Gordana Siljanovska Davkova edhe zyrtarisht shpallet presidente e shtetit, pasi sot nga KSHZ mori edhe çertifikatën. Paraprakisht KSHZ mëngjesin e sotëm zyrtarizoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vend, ku kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova fitoi 561 000 vota, dyfish më shumë se kundërkandidati i tij, Stevo Pendarovski.
Për nesër në mesditë pritet inaugurimi i saj, si presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut, pasi të bëj deklarimin solemn para deputetëve të përbërjes së vjetër parlamentare.
“KSHZ vërtetoi se numri I përgjithshëm I zgjedhjeve që janë regjistruar në regjistrin zgjedhor është 1 814 317. Numri I përgjithshëm I qytetarëve të cilët kanë votuar është 861 214. KSHZ publikon rezultatet finale: Stevo Pendarovski 251 899 vota, ndërkaq Gordana Siljanovska Davkova 561 000 vota. Presidente e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova më shumicë votash nga qytetarët që kanë votuar.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Nga KSHZ informojnë se pas përpunimit të rezultatave për zgjedhjet parlamentare deri tek ata nuk ka mbërritur asnjë kundërshtesë, për dallim nga parlamentaret për të cilat kanë mbërritur 9 kundërshtesa nga koalicioni VLEN, 8 nga VMRO – DPMNE, 5 nga LSDM dhe 4 nga E Majta. Dashtevski njoftoi se janë kundërshtesa grupore në më shumë vendvotime.
Komisioni në afat prej 72 orëve do të duhet të vendosë për kundërshtesat.