BallinaMaqedoni

KSHZ nuk i publikon procesverbalet e vendvotimeve për të cilët ankohet VLEN-i

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka pranuar që procesverbalet e vendvotimeve për të cilët ankohet koalicioni VLEN në Zonën 6 zgjedhore nuk ka pranuar t’i publikojë në faqen zyrtare të KSHZ-së. Vetëm një votë PËR (anëtarja e BDI-së) dhe të gjithë KUNDËR (anëtarët e VMRO-LSDM-VLEN).

Kërkesa për t’i publikuar procesverbalet, siç tha anëtarja Ditmire Shehu, bëhet me qëllim që qytetarët të shohin se në këto vendvotime, nuk ka asnjë ankesë nga anëtarët e Komisionit zgjedhor dhe as nga vëzhguesit e partive politike.

Fundja, tha Shehu, meqenëse KSHZ financohet me mjete buxhetore – të qytetarëve, KSZH duhet të tregohet transparente dhe të publikojë të dhënat sesi kanë votuar qytetarët.