Maqedoni

KShZ, në mesnatë skadon afati për listat e deputetëve

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, sot në mesnatë skadon afati për paraqitjen e listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Ndërkohë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.
“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë publikun se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë.”, theksojnë organizatorët.