KSHZ Maqedoni: Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, pa pengesat e para dy javëve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i bindur se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të kalojë më mirë se rrethi i parë, kjo për shkak të përvojës nga rrethi i parë dhe masave shtesë.
“Personalisht mendoj se rrethi i dytë do të realizohet në rregull dhe më shpejt. Dinamika e ngadalësuar e procesit zgjedhor në vendvotime të caktuara në rrethin e parë, e cila u shkaktua nga teknologjia e re dhe përdorimi i fingerprintave në rrethin e dytë zgjedhor do të përmirësohet. Për këtë KSHZ-ja realizoi trajnime shtesë. Por, ne për rrethin e dytë angazhuar mbi 400 persona të cilat do të jenë në vendvotime dhe do të angazhohen për mbështetje teknike dhe ndihmë me qëllim që të mos ketë pengesë në procesin e votimit. Përvoja e parë na mundësoi që në rrethin e dytë të jemi më të përgatitur”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Këtë deklaratë i pari i këtij institucioni Aleksandar Dashtevski e bëri gjatë qëndrimit në Manastir nga ku mori materialin e besueshëm zgjedhor për votimin e të dielës. Materiali i besueshëm sot dhe nesër do të shpërndahet te Komisionet Komunale Zgjedhore kurse të shtunën do të shpërndahet nëpër vendvotime.
KSHZ-ja të dielën e 17 tetorit u përballë me probleme në nivel të këshillave zgjedhor. Kryesisht pengesat ishin të natyrës teknike me terminalet për identifikimin e votuesve me shenjave të gishtave por edhe për shkak se disa nga këshillat zgjedhor nuk dinin të menaxhonin pajisjen. Pengesë shtesë paraqiti edhe fakti që shumë nga anëtarët e këshillave zgjedhor ishin të sapozgjedhur. Kjo shkaktoi radhë të gjata nëpër vendvotime dhe bëri që në disa prej tyre, votimi të vazhdojë me orë të tëra pas orës 19:00.