Maqedoni

KSHZ e hodhi poshtë kërkesën e ASH-së dhe Alternativës për anulimin e votimit në një vendvotim në Dibër

Komisioni shtetëror zgjedhor në mbledhjen e sotme, me 4 vota “kundër” dhe 3 “për” e hodhi poshtë ankesën e koalicionit Aleanca për shqiptarët (ASH) dhe Alternativa për vendvotimin 543 në Dibër.

Përfaqësuesi i ASH-së dhe Alternativës kërkoi anulim të votimit në këtë vendvotim, që ishte mbështetur nga anëtari i KSHZ-së, Krenar Lloga. Sipas Llogës, procesverbali nga Kodi zgjedhor është jovalid sepse nuk ishte nënshkruar nga shumica e anëtarëve të KZ. Gjithashtu, u cek se kryetari i Këshillit të vendvotimit në ditën e votimit ishte shkarkuar nga KKZ Dibër, por kishte vazhduar ta kryejë funksionin. Anëtarët e KSHZ-së nga BDI dhe LSDM theksuan se në procesverbal nuk ka vërejtje për rrjedhën e votimit, kështu që nuk ka bazë për anulim të votimit.

KSHZ nuk e pranoi as ankesën e Lëvizjes “Me vendosmëri për ndryshime” të PLD-së dhe RDM-së, ndërkaq i hodhi poshtë edhe ankesat e Partisë demokratike të turqve.

KSHZ sot në mbledhje vendosë për rreth 30 ankesa, mes të cilave 6 të SË Majtës. Në KSHZ sot janë parashtruar ankesa edhe nga Partia Jote.

VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI i tërhoqën ankesat e veta për rrethin e parë të votimit në zgjedhjet lokale.