KSA kërkoi që kompanitë e sigurimeve t’i lënë në pauzë vendimet për rritjen e harxhimeve
sigurim. Sigurimi për automjetet me motor nga 55 në 65 KW rritet nga 6.166 denarë në 7.116 denarë, për veturat me motor nga 66 në 84 KW nga 7.133 denarë në 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë në 9.821 denarë është rritur sigurimi për vetura me motor nga 84 në 110 KV. Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KW tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294.
Një numër i madh qytetarësh janë habitur nga çmimet e reja dhe kanë pyetur se përse është shtrenjtuar regjistrimi i tyre, por as punonjësit nuk kanë ditur se si t’u shpjegojnë se për çfarë shkaktohet rritja e çmimit. Kompanitë e sigurimeve u thanë se sistemi në të cilin bëhen policat ka çmime të reja që kanë hyrë në fuqi më 25 prill.
Çmimi i sigurimit të automjeteve përcaktohet nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve.
Ndërkohë Byroja Kombëtare e Sigurimeve tha se çmimi për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike ka mbetur i pandryshuar në 15 vitet e fundit dhe është kategoria e vetme në vend që nuk ka pësuar rritje çmimi.
Byroja thotë se rritja e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve vjen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të risigurimeve, makinave, çmimit të pjesëve të këmbimit, rritjes së pagave dhe tendencës së lartë të vazhdueshme inflacioniste.