Maqedoni

“Kryqi në Kodër të Diellit”, BFI: Është provokim – të hiqet nga aty

Reagim nga BFI

Bashkësia Fetare Islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, andaj e kupton si një akt jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.
Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra kryqi i ngritur në Kodrën e Diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore.
Andaj, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqës dhe bashkjetesës.

Advertisement
Zyra për informim pranë BFI e RMV