Maqedoni

Kryetari i Butelit: Nuk ka nacionalizëm në kërkesën për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke arsyetuar kërkesën për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve, ka thënë se në periudhën e kaluar ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët, pas së cilës ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, aq më tepër që, siç thotë ai, ish-kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë marrë vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në Komunën e Butelit pa asnjë konsultim me qytetarët, raporton SHENJA.

“Fillimisht më vjen keq që potencohen ato 20 rrugë, bëhet fjalë për 38 rrugë prej të cilave gjysma janë me emra shqip ndërsa gjysma me emra të tjerë,emra maqedonas,emra të huaj etj. Menjëherë hedh poshtë njoftimet se bëhet fjalë për rrugët me emra shqipe, bëhet fjalë për iniciativë e cila duhet të kthej gjendjen e vjetër, apo të bëj shkatërrimin e vendimit të dhunshëm të marrë nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, të marrë në kohën e zgjedhjeve lokale. Përndryshe iniciativa është e qytetarëve. Shoh që këtu thuhet se ka edhe nacionalizëm por dua të ju njoftoj se në shkrimin e kësaj iniciative qëndrojnë edhe qytetar shqiptarë”, ka thënë Kosotovski.