Maqedoni

Kryetari i Butelit Darko Kostovski mori pjesë në shënimin e 7 Marsit në shkollën “Penko”

Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski mori pjesë sot në shënimin e “7 Marsit” në shkollën “Petar Zdravkovski Penko”.

“Sot në SHFK “Petar Zdravkovski Penko” mora pjesë në manifestimin organizuar me rastin e “7 Marsit Ditës së Arsimit Shqip”. Manifestim i shkëlqyeshëm dhr shoqërim me nxënësit, personelin dhe drejtoreshën Mevlude Elezi Kryeziu. Kjo shkollë multietnike komunale është shembull për atë se si duhet të respektohen dallimet”, deklaroi me këtë rast Kostovski.
Në shenjë respekti atij iu dhurua një pikturë artsitike.

“Falënderim i madh për pikturën artistikr që mu dhurua nga një nxënëse e kësaj shkolle”, deklaroi Kostovski me këtë rast për portalin lideri.mk.