Kolumna

Kryetari i BFI-së i shkruan Nënës: NËNA- Ky emër i shtrenjtë dhe plotë dashuri!

NËNA – Ky emër i shtrenjtë dhe plotë dashuri
Nëna – emër ky që mund ta kuptoj vetëm zemra dhe shpirti. Ajo është simbol i njerëzimit që e mbush botën me mëshirë, buzqeshje, kujdes e dashuri. Thellë në zemrën e saj ndjehet fjala fëmijë, që nuk i largohet tërë jetën. Ajo është shtyllë e familjes, shoqërisë dhe njerëzimit. Ajo është që lind më të dashurën në botë fëmiun, është ajo që rit e gjeneron jetë, ngrit njeri, edukon familje. Andaj, nëna është shtyllë e familjes, më e shtrenjta dhe më esencialja.
Islami kerkon qasje të kujdesit të pandërprerë dhe të përhershëm ndaj saj, sepse tek ajo është jeta, familja dhe shoqëria e shëndoshë.
Andaj, urime çdo ditë që e bënë të lumtur nënën.
Qoft kjo ditë inspirim dhe shtytje për kujdesin e përhershëm ndaj saj.
Nëna kjo fjalē e shenjtë dhe perplotë mëshirë e dashuri.
Zoti e bekoftë.