BallinaMaqedoni

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: “Përkundër autogolave të Soravisë, nuk do lejojmë degradimin e gjuhës shqipe”

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj pasojave të keqqeverisjes së mëparshme nga Soravia, duke theksuar se shqiptarët ende po vuajnë autogolat e atij pushteti lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ai kujton se, që në kohën kur ishte në opozitë, paralajmëroi se ky ligj nuk e bënte gjuhën shqipe zyrtare, por vetëm një gjuhë të përkthyer, pasi shteti vazhdonte të fliste e të shkruante vetëm maqedonisht.

Sipas Ibrahimit, problemi i tanishëm i interpretimit dhe kontestimit të statusit të gjuhës shqipe është një pasojë direkte e mosdijes, mosdashjes, ose pamundësisë për ta zgjidhur këtë çështje gjatë qeverisjes së kaluar, e cila ishte e fokusuar më shumë në interesa të ngushta politike.
Megjithatë, ai siguron se VLEN nuk do të lejojë degradimin e gjuhës shqipe dhe se, pavarësisht pasojave që po vuajnë ende, do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.