BallinaMaqedoni

Kryesia Qendrore e Alternativës zgjodhi organet drejtuese të partisë

Alternativa ka mbajtur mbledhjen e radhës, me çrast zgjodhi edhe organet drejtuese të saj. Në këtë mbledhje u vendos që, Amir Elezi të jetë Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa në pozitën e nënkryetarit, Arben Labenishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini dhe Afan Elezi. Mes tjerash, u vendos edhe për pozitat e tjera që janë sin ë vijim: Bashkim Murtezi – Sekretar Organizativ, Bekim Sali – Sekretar për Resurse Njerëzore, Admirim Aliti- Sekretar i Sekretarijati të Departamenteve., Fisnik Mela – Sekretar për Politika Strategjike, Driton Sulejmani – Sekretar për Marrëdhënie me Opinionin.

“Me këtë vendim, AlternAtivA edhe njëherë dëshmon nivel të lartë të demokracisë dhe stabilitetit të brendshëm në vazhdimësi, duke iu dhënë shans dhe hapësirë kuadrove të reja për të kontribuar në hierarkinë më të lartë të partisë”, thotë Alternativa.