Kryeparlamentari Gashi priti në takim Lulzim Bashën
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, ka pritur sot Lulzim Bashën, kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë.
“Kisha kënaqësinë të prisja në një takim miqësor Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, diskutuam për sfidat që përballen shqiptarët kudo.
Folëm për aspiratat tona për integrimin në BE dhe për zhvillimet e proceset politike që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.
Shkëmbyem ide dhe shqyrtuam konceptet politike të partive të djathta, duke u pajtuar se takime të tilla duhet të bëhen një praktikë e zakonshme për të avancuar proceset demokratike në interes të të dyja vendeve tona”, ka shkruar Gashi.