Maqedoni

Kryeministri Talat Xhaferi javën e ardhshme në Prishtinë

Më 15 dhe 16 prill, të hënën dhe të martën, Kryeministri Talat Xhaferi, duhet të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë organizuar nga “Forumi Ndërkombëtar i grave, për paqë dhe siguri”

Vizita në Prishtinë e Kryeministrit Xhaferi vjen në kohën e debateve të nxehta për implikimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë në Prishtinë, është bërë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.