Opinion

Kryeministri shqiptar në R. Maqedonisë Veriore, a do të dëshmonë se është pushtetar apo vetëm figurë?

Shkruand Etem Xheladini

Tani rasti që kryeministri i Qeverisë së RMV, të dëshmonë se është pushtetar, e ka fuqi për të zgjidhur problemet që me vite nuk patën vullnet kryeministrat e mëparshëm të etënisë maqedonase.
Kuptohet se afati prej 100-ditëve për ti realizuar gjitha problemet madhore që me vite po i tangojnë shqiptarët është i shkurtër, por mjafton që problemet e hapura në procedur, më të vogla si me rastin e nxënësve në shkollat fillore, e të mesme në Idrizovë, Manastir, Çashkë, që ende nuk ju mundësohet edhe pas tri dekadave të pushtetit gjoja pluralist, të realizojnë një të drejtë elementare, të garantuar me Kushtetut, për realizimin e procesit edukativo-arsimorë në gjuhën amëtare-shqipe të zgjidhet.
Kryeministri aktual ka edhe një përparsi me që ministri i financave, i arsimit janë nga radhët e subjektit që i takon (shqiptar).
Me zgjidhëjen e këtyre problemeve të vogla të këtyre nxënësit shqiptar, e disa problemeve të natyrave të këtilla (që do të jenë banale të thuhet se janë stërzgjatur), kur dihet se ato gjithëherë kanë qenë në duar të politikëbërsve shqiptar, por arsyetimi ishte se nuk kishin disponim kryeministrat e më parshëm, po edhe partnerët qeverisësë, tani është momenti të dëshmonë se ja ka vlejtë të marrim ne si shqiptar një postë të tillë të lart në pushtetin e RMV.
Në të kundërtën do të dëshmohet se ishte vetëm një figurë, e do të mbahet mend vetëm një efori e shkurtër se patëm një kryeministër shqiptar për 100-ditë.