Kryeministri polak: Duhet të forcojmë krahun lindor të NATO-s
Kryeministri polak Donald Tusk tha përpara takimit me presidentin e SHBA-së, Joe Biden se krahu lindor i NATO-s duhet të forcohet. Në prag të takimit me Biden në Uashington, Tusk tha se NATO duhet të forcojë sa më shpejt aftësitë operacionale në krahun lindor.
Duda foli me Biden për fushatën e tij për aleatët e NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes nga 2% e PBB-së në 3% në përgjigje të asaj që ai e quajti “luftë në shkallë të plotë të nisur nga Rusia përtej kufirit lindor të NATO-s”.
“Agresioni rus kundër Ukrainës tregoi qartë se Shtetet e Bashkuara janë dhe duhet të mbeten lideri i sigurisë,” tha ai.
“Por aleatët e tjerë duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e aleancës në tërësi.”
Biden, duke festuar 25 vjetorin e Polonisë si anëtare e NATO-s, përsëriti mbështetjen e SHBA për traktatin e mbrojtjes reciproke të nenit 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve.
Ai tha se mbështetja amerikane për Poloninë është e hekurt./abcnews.al