September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Kryeministri Mickoski takoi ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, konfirmohet mbështetja për eurointegrimin

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot ka pasur takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për progresin e shtetit në rrugën e integrimit në Union.

“Kryeministri Mickoski i njoftoi ambasadorët për përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet që duhet ta afrojnë vendin tonë me standardet evropiane.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme në realizimin e proceseve reformuese.

Takimi përfundoi me marrëveshje për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, njoftoi shërbimi qeveritar për informim.