Kryeministri Mickoski mori pjesë në drekë pune me krye komesaren Fon der Lajen dhe kolegët nga Ballkani Perëndimor
Kryeministri Hristian Mickoski, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Në kumtimin në platformën X, pas takimit, Fon der Lajen theksoi se të gjitha gjashtë vendet partnere nga Ballkani Perëndimor i takojnë Evropës.
“Kjo është ajo për të cilën punojmë. Paralelisht, i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre drejt tonave dhe me Planin tonë për rritje prej 6 miliardë euro për rajonin”, theksoi Fon der Lajen në kumtim.
Tema kryesore të drekës së punës ishin bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor i Komisionit evropian, në kuadër të të cilit është formuar Instrumenti për rritje dhe reforma, në vlerë prej 6 miliardë eurove, dedikuar për reforma dhe projekte lidhur me sferën socio-ekonomike dhe të drejtat themelore.
Западен Балкан лидери
Në drekën e punës me Fon der Lajen, krahas Mickoskit morën pjesë edhe kryeminsitrat e Shqipërisë, Edi Rama, Kosovës, Albin Kurti dhe Malit të Zi, Millojko Spajiq. kryesuesja e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mickoski sot pasdite në Bruksel do të ketë takime edhe me kreun e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me njeriun e parë të Drejtorisë së prëgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DP NEAR), Gert Jan Kopman.
Kryeministri gjatë vizitës në Bruksel është i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.