June 29, 2024
Opinion

Kryeministri i parë shqiptar nuk e meritoi as epitetin e një eprori formal protokolarë Qeveritar e lere më historik

Ejup Berisha

Para katër muajve një ditë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan nga gjumi dhe u bombarduan me lajmin sensacional nëpër mediat shqiptare dhe të gjuhëve të tjera të bashkësive etnike që jetojnë në RMV. E ai lajm ishte se “U zgjodh Kryeministri i parë shqiptar”. Kjo është ngjarje e madhe historike thanë nga Partia e atëhershme shqiptare në pushtet e cila përher mizën ka ditur ta zmadhon dhe ta prezenton sikurse të ishte një Buall tejet i madh. Kryeministri i parë shqiptar vërtetë duheshte të ishte një ngjarje e madhe dhe historike për qytetarët shqiptar të RMV-së. Por kjo nuk doli të ishte ashtu siç u pretendua Historike, por doli të ishte ngjarje shumë
e thjeshtë dhe atë më e thjeshtë se protokolare bile. Dallimi çensor ishte se Qeverinë më nuk e udhëhiqte një pjestar etnik maqedonas por udhëheqjen e saj e mori përsipër një shqiptar, ky pra ishte Talat Xhaferi i BDI-së. Nga ky person u prit shumë por nuk doli të jetë ashtu. I njëjti u fut me gjithë atë post të lartë dhe të rëndësishëm në godinën e Qeverisë por i njëjti humbi diku në zyrën e Kryeministrit me gjithë atë nam që u munduan tia imponojnë pjestarët e Partisë së tij politike. Edhe përkundër paralajmërimeve pompoze të Partisë shqiptare në pushtet se kjo është ngjarje historike e njëjta u shëndrrua në në një ngjarje thjeshtë protokolare por dhe më pak se kaç.Kryeministri pra u gatua të jetë historik por me lëvizjet aktivitetet dhe punët që i bëri në krye të organit më të lartë ekzekutiv nuk arriti të afirmohet as me autoritetin dhe rëndësinë e një eprori në krye të një departamenti Qeveritar. Ky edhe përkund
ër kompetencave tejet simbolike nuk arriti të afirmohet me asgjë gjatë ushtrimit të postit të të parit të Qeverisë. Nga Talati në krye të Qeverisë leverdi përveç tij dhe një numri të caktuar funkcionarësh të BDI-së nuk pati asnjë subjekt dhe individ i rëndomtë shqiptar i RMV-së. Pra Kryeministri i parë shqiptar ishte projekt i dështuar propagandistik i BDI-së në mesin e shumë projekteve tjera të mëdha e të inicuara nga ky subjekt politik shqiptar me shumë zhurmë për asgjë. Kryeministri i parë shqiptar në largim i RMV-së u mundua që ta arsyetoj dështimin e tij katër mujor në krye të Qeverisë me fjalë shumë të mëdha dhe me epitetin historik por nuk besoj se as vet i njëjti ka qenë i kënaçur me qëndrimin e kotë të tij gati katër mujor në ballë të Qeverisë së vendit tonë. Z.Talat dhe ju të BDI-së nuk trashet kurbani me shpejtësi një ditë para festës së Bajramit. Gjatë kësaj periudhe që u takonte juve posti i Kryeministrit nuk u bë asgjë e rëndësishme në shtet. Nuk u instalua shteti juridik, su zhvillua beteja e madhe dhe tejet e nevojshme kundër Krimit shumë lartë dhe korrupcionit.Nuk u rrit rejtingu dhe besueshmëria tejet e ulët te Prokuroritë dhe te Gjykatat e vendit tonë. Nuk u përmirësua padrejtësia e madhe ndaj personave të përndjekur pabazë nga prokuroritë dhe të dënuar pa faj me burgime me kohzgjatje tejet të gjata nga gjykatat penale të RMV-së. Si dhe nuk u rrit aspak standardi i ulët i qytetarëve. Atëher me çfar e meriton epitetin Historik Kryeministri i parë shqiptar? Përgjigja është
me asgjë. I njëjti nuk e meriton as epitetin e një eprori formal protokolarë Qeveritar e lere më historik.